Bajerni merr zemër, Reali humbet dy titullarë

0

Reali fitoi 2-1 në Mynih, por asgjë nuk është mbyllur, po të kujtohet që Bajerni edhe në të shkuarën ka fituar me Madrid, aty ku Juventusi triumfoi bindshëm këtë vit, edhe pse u eliminua në minutat shtesë me penalltinë e famshme.

Tani Bajerni shpreson të kompletohet para sfidës së kthimit, sepse në Mynih pati mungesa me peshë dhe humbi lojtarë për dëmtim që në pjesën e parë.

Ndërkaq, lajme të mira për gjermanët vijnë nga Spanja, sepse mediat raportojnë se Reali ka humbur dy titullarë për ndeshjen e kthimit.

Mesfushori në formë Isko u dëmtua dhe u zëvendësua në pushim nga Asensio, i cili vendosi fatet e ndeshjes. Tani Isko duket se nuk ka shanse të luajë dhe në kthim do të zëvendësohet nga Asensio ose Geret Bejl.

Ndërkaq, do të mungojë edhe mbrojtësi i djathtë Dani Karvahal. Në minutën e 67-të Karvahal doli për një dëmtim në kofshë dhe nuk do të jetë në ndeshjen e kthimit. Ky është problemi më i madh për Zidan, sepse në të djathtë nuk ka alternativa. Mund të luajë Teo Hernandez, që nuk është i djathtë, ndërsa opsion është edhe i riu Hakimi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.