Bajerni mendon për të ardhmen, Koman përfundisht bavarez

0

Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve dhe kupa e Gjermanisë, Bajerni i Mynihut mendon për sezonin e ardhshëm dhe puna ka nisur, sepse sot është zyrtarizuar blerja e parë.

Bëhet fjalë për një blerje të planifikuar, sepse mesfushori Kingsli Koman tani e tutje do të jetë 100% bavarez.

Francezi 20-vjeçar ishte në huazim nga Juventusi, por Bajerni pati dy vite kohë për ta parë në veprim dhe tashmë është bindur ta blejë, në bazë të klauzolës që e lejonte deri më 30 prill t’i paguante Juventusit 21 milionë euro, pas 7 milionëve për huazimin.

“Është një lojtar shumë i rëndësishëm për të ardhmen, do të japë një kontribut të madh për rritjen tonë”, shprehet administratori i përgjithshëm Karl-Hainc Rumenige.

Djaloshi nga Parisi luajti 20 ndeshje titullar në Bundesligë sezonin e shkuar dhe vetëm 8 të tilla këtë sezon, por është ende shumë i ri dhe do të ketë gjithnjë e më shumë hapësirë, pasi Riberi e Roben nuk janë më në lulen e rinisë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image