Bajerni me “laps e letër”, pa zhurmë në gjysmëfinale

Bajerni i Mynihut evitoi gabimet bënë disa nga emrat e tjerë të mëdhenj të futbollit europian këtë mesjavë, pasi barazoi 0-0 në Mynih ndaj Seviljes dhe siguroi kualifikimin për në gjysmëfinale.

Gjithçka u vendos javën e shkuar, kur Sevilja nuk mundi ta ruante avantazhin dhe u mund në shtëpi 2-1, ndërsa në Gjermani nuk mjaftoi një ndeshje mjaft e luftuar nga Sevilja.

Pas festës për titullin kampion, i gjashti rresht, Bajerni luajti një ndeshje të qetë dhe të studiuar ndaj Seviljes, duke u munduar të mos bënte gafa në mbrojtje. Në fakt, Sevilja pati raste, por gaboi shumë para porte.

Pa zhurmë, Bajerni mbrojti mirë avantazhin e ndeshjes së parë dhe kalon qetësisht në gjysmëfinale, ku nisin betejat e mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *