Bajerni marshon drejt finales, Myler “shpërthen” në gola

0

Bajerni i Mynihut vazhdon të tregojë një formë të jashtëzakonshme në ndeshjet në Gjermani. Kësaj radhe bavarezët kanë mposhtur rivalët e Bajer Leverkuzenit në ndeshjen gjysmëfinale të kupës së Gjermanisë. Hajnkes në një intervistë para ndeshjet tha se priste një kundërshtar dinjitoz, por në fushën e lojës “aspirinat” iu nënshtruan totalisht lojës dominuese të bavarezëve.

NDESHJA

Hajnkes nuk kishte kursyer asnjë nga lojtarët titullar për këtë takim, duke hedhur në fushë një 11-she të mbushur me titullar. Avantazhi për kampionët e Gjermanisë erdhi sa “hap e mbyll sytë” me anë të spanjollit Havi Martinez, i cili mposht Lenon me një goditje nga brenda zonës. Goli i dytë do vinte brenda pak minutash, kësaj radhe nga bomberi polak Robert Levandovski. Leverkuzen përgjigjet me një gol me kokë të kapitenit Lars Bender. Bajerni arriti të rimerrte menjëherë kontrollin e lojës, por goli i tretë do të vinte gjatë pjesës së dytë nga këmbët e Tomas Myler. Rezultati u thellua akoma më shumë në minutën e 61’ kur bavarezët gjetën përsëri rrugën e rrjetës falë një aksioni model të finalizuar nga Tiago. Me vendasit të rrënuar nga ana psikologjike, Bajernit iu deshën vetëm tri minuta për të gjetur golin e pestë, falë Mylerit i cili u ndesh para goditjes së fortë të Robenit dhe devijoi topin për të portën e Lenos.

PERLA E BAILIT

Ndeshja pati edhe një moment shkëlqimi për talentin xhamajkan të aspirinave, Leon Baili, i cili në minutën e 72-të ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga një distancë prej më shumë se 30 metrash duke mposhtur gardianin e miqve, Sven Uljrash.

TRIPLETA E MYLERIT

Goli i fundit i takimit do të shënohej nga Tomas Myler në minutën e 78-të, i cili do të merrte topin në shtëpi mbas tripletës së finalizimeve. Me këtë fitore Bajerni siguron kalimin për në finalen e kupës së Gjermanisë, që do të zhvillohet më datë 19 maj në Berlin. Bavarezët do të luajnë me fituesin e takimit të sotëm midis Shalkes dhe Frankfurtit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.