Bajerni magnet, kërkon të “thithë” talentin e Leverkusen

Kai Haverc është objektivi i Bajern për të zëvendësuar Arjen Roben. Holandezi largohet këtë verë dhe ylli i Bajer Leverkusen është i duhuri për ta zëvendësuar. 19-vjeçari ka treguar se është e ardhmja e futbollit gjerman me 17 golat dhe 3 asistet e këtij sezoni në Bundesligë.

Nga ana e tij Leverkuseni ka bërë të ditur se Haverc nuk është në shitje gjatë kësaj vere. Ata duan të përfitojnë edhe të paktën një sezon tjetër nga shërbimet e tij. Megjithatë, madhështia që gëzon një klub si Bajerni i Mynihut do e bindte yllin gjerman të “arratisej” që tani nga skuadra e aspirinave. Bavarezët kanë treguar se janë një magnet i vërtetë për futbollistët e skuadrave vendase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *