Bajerni largon presionin, triumf në Superkupë

Humbjet e shumta në miqësoret e verës kishin shtuar ndjeshëm presionin mbi Bajernin e Mynihut, por një sukses në Superkupë mjafton për të rigjetur qetësi.

Sot bavarezët thyen Dortmundin, por vetëm me 11-metërsha, sepse 90 minutat përfunduan 2-2.

Në fakt, skuadra më e mirë në fushë ishte Dortmundi, që shënoi me Pulisiç në minutën e 12-të dhe Obamejang në të 71-tën. Levandovski barazoi për herë të parë në të 18-tën dhe në fund, në të 88-tën, një autogol nga portieri Byrki e çoi ndeshjen te penalltitë. Edhe aty Dortmundi e nisi më mirë, por e tradhtyan nervat dhe Bartra gaboi penalltinë e gjashtë, me Bajernin që fitoi 5-4.

Bajerni gjen qetësi, por Dortmundi duket i frikshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *