Bajerni kampion, Dortmundi “pushim”

0

Bajern Mynih 3–0 Aintraht Frankfurt

(Levandovski 38‘, 55‘, Kosta 41‘)

Titulli merr rrugën për në Mynih. Kjo dihej prej javësh, por sot kampionët i vunë vulën, duke shpartalluar pa sforcim Frankfurtin, ndërkohë që Laipcigu u dorëzua në shtëpi.

Levandovski shënoi golin e tij të 100-të për Bajernin, në 136 ndeshje si bavarez, ndërsa Douglas Kosta kompletoi festën.

Fussball Bundesliga 24.Spieltag - Borussia Dortmund vs Hertha Berlin - 0:1 (Getty Images/Bongarts/M. Rose)Herta Berlin 2–1 Borusia Dortmund

(Kalu 11’, Platenhart 71’ – Obamejang 55’)

Një predhë nga Marvin Platenhart i dha Hertës së Berlinit një fitore të madhe kundër Dortmundit, në një ndeshje nervoze në Olympiastadion.

Tomas Tuhel bëri 4 ndryshime në krahasim me skuadrën që mundi Benfikën, dukë lënë jashtë talentet Dembele e Pulishiç, ndërsa Herta luajti një ndeshje të madhe, duke konfirmuar se në fushën e vet jep gjithmonë 100%.

Obamejang shënoi golin e 22-të sezonal, por nuk mjaftoi.

Bundesliga - VfL Wolfsburg gegen Mainz 05 (Getty Images/Bongarts/A. Scheuber)

RB Laipcig 0–1 Volfsburg

(Gomez 9’)

Mario Gomez goditi herët dhe aq mjaftoi që Volfsburgu të merrte një fitore befasuese në fushën e Laipcigut të vendit të dytë.

Fitorja largon frikën te Volfsburgu, që goditi dy herë shtyllën në pjesën e dytë, ndërsa Lajpcigu tashmë duhet të mbrojë vendin e dytë në renditje, sepse duket në rënie.

Bundesliga 24. Spieltag SV Darmstadt 98 gegen 1. FSV Mainz 05 (picture alliance/dpa/H. Bratic)Darmshtadt 2–1 Mainc

(Sulu 5’, Sam pen 12’ – Kuaison 45’)

Darmshtadt  mori 3 pikë të arta ndaj Maincit, për herë të katërt këtë sezon, duke u rifutur në garë për mbijetesë në Bundesligë.

Vendasit e nisën shkëlqyeshëm dhe në 12 minuta shënuan dy herë, ndërsa Mainci u rikthye në lojë pa u mbyllur pjesa e parë. Në të dytën asnjë gol dhe shumë nerva, me një karton të kuq për secilën skuadër.

Fussball Bundesliga 24.Spieltag - Hoffenheim vs Freiburg Tor 0:1 (Getty Images/AFP/T. Kienzle)Frajburg 1-1 Hoffenheim

(Filip 56’ – Kramariç 60’)

Barazim që kënaqi të gjithë ai në Frajburg, ku HJofenhajmi mori një pikë që konsolidon vendin e katërt, por Frajburgu në fundin e takimit i shkoi shumë pranë golit. Gjithsesi, pikë me vlerë për Frajburgun, me Abrashin që nuk luajti.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here