Bajerni ka një dëshirë për Pavard, gjithçka zgjidhet të dielën

Bajerni i Mynihut ka siguruar shërbimet e Benxhamin Pavard, duke paguar 35 milionë euro te Shtutgarti. Kampioni i botës me Francën do të zbarkojë në Bavari në fund të sezonit, por kampionët e Gjermanisë ka një dëshirë.

Siç raporton “L’Equipe”, drejtuesit e Bajernit i kanë kërkuar Shtutgarit të marrin Pavard që tani, duke i ofruar 5 milionë euro më shumë.

Pavard në një dyluftim me Levandovskin

Kërkesa është refuzuar, ndërsa të dielën kalendari i ka vënë dy ekipet përballë. Bajerni do të presë Shtutgartin në shtëpi, ndërsa 22-vjeçari është rikuperuar nga dëmtimi që e ka mbajtur gjashtë javë larg fushave.

Palët do të diskutojnë përsëri mes tyre pas ndeshjes, ndërsa mendohet se marrëveshja për ardhjen e parakohshme të mbrojtësit (luan në qendër dhe në krahun e djathtë) në ekipin e Kovaç mund të mbyllet për shifrën totale të 45 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *