Bajerni i tregon derën, Boateng i vetëofrohet gjigantit italian

Bajerni i Mynihut po përpiqet të heqë dorë nga fasha e vjetër e skuadrës dhe të ndërtojë një bërthamë me lojtarë të rinj dhe premtues. Në këtë mënyrë Zherom Boateng me shumë mundësi do të largohet nga “Allianz Arena”. Qendërmbrojtësit i është shpjeguar se nuk do të ketë minuta të rregullta dhe do të ishte mirë të gjente një ekip të ri.
Ai pritet të jetë zgjedhja e katërt për qendrën e repartit difensiv të kampionëve të Gjermanisë. Pavard, Lukas Hernandes dhe Niklas Shyle qëndrojnë përpara tij. Sipas “Corriere dello Sport”, Boateng e ka ndjekur këshillën e Rumenige dhe i është ofruar Napolit. Përfaqësues të tij kanë kontaktuar drejtuesit e klubit italian për të sugjeruar afrimin e klientit të tyre.

Një bashkim me Kulibali në qendër do të formonte një dyshe të hekurt. Megjithatë, Napoli po shikon për një alternativë që premton më shumë në kohë dhe ai është Manolas i Romës. Në rast të dështimit të këtij operacioni, gjermani qëndron pas derës për të zbarkuar në “San Paolo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *