Bajerni i Mynihut kthehet në një qendër spitalore, një formacion përfundon me mjekime

Bajerni i Mynihut vuan shumë nga dëmtimet e lojtarëve, të cilët nuk i ka të mundur për të dhënë kontributin e tyre për fanellën. Si një qendër spitalore është kthyer kohët e fundit, atje ku jo pak, por 8 lojtarë janë duke marrë mjekime.

Bëhet fjalë për futbollistë me peshë titullari, pasi Niklas Sule dhe Lukas Hernandez pësuan dëmtime serioze që do t’i mbajnë jashtë respektivisht deri në 30 prill dhe 30 janar. Gjithashtu shqetësime pati për Leon Goretzkan dhe Korentin Toliso pas ndeshjes me Ëolfsburg, por duken të jenë vetëm muskulore. Gjithashtu një dëmtim serioz ka pësuar edhe Javi Martinez, që nuk pritett të jetë gati për 6 javët e ardhshme. E si për ta përmbyllur thuajse një formacion të gjithë, është edhe Robert Leëandoëski që kërkon shërbimin e mjekëve të klubit, por që nuk pritet të qendrojë jashtë për më tepër se 2 javë. /Sport Ekspres/