Bajerni i mban të gjithë, rinovojnë edhe dy veteranë

0

Eliminimi nga Liga e Kampioneve ishte një dështim dhe ardhja e trajnerit Niko Kovaç u mendua se do të niste revolucion te Bajerni, që në fakt ka nevojë për rinovime në disa pozicione, me lojtarë mbi 30 vjeç.

Megjithatë klubi bavarez nuk paska asnjë plan ndryshe nga sezonet e fundit, sepse po i konfirmon të gjithë.

Para pak ditësh firmosi rinovimin 35-vjeçari Frank Riberi, i cili do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa sot Bajerni ka zyrtarizuar rinovimin me Arjen Roben dhe Rafinjën.

Holandezi 34-vjeçar do të nisë sezonin e dhjetë dhe braziliani 32-vjeçar të tetin në Bavari. Tw dy kanë rinovuar për një vit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.