Bajerni i befasuar, deklaratë qortuese ndaj Lamit

0

Filip Lam ka zyrtarizuar tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur, në fund të sezonit aktual, një vit para përfundimit të kontratës.

Një lajm i tillë ka mërzitur tifozët, por nuk mendohej që Bajerni të ishte i papërgatitur.

Tani klubi bavarez ka dalë me një deklaratë të çuditshme, ku duket qartë pak zhgënjim dhe acarim me mbrojtësin e famshëm, pasi ndoshta marrëveshja nuk ka qenë kështu.

“Bajerni i Mynihut është i habitur nga sjellja e Lamit dhe prokuratorit të tij. Në muajin e fundit unë dhe Uli Hënesi kemi pasur shpesh takime të hapura e konstruktive me Lamin, në lidhje me një rol të mundshëm në menaxhimin e klubit. Në fund të javës së shkuar Lam na njoftoi se nuk ishte i gatshëm të ndërmerrte ndonjë rol të ri dhe që ka dëshirë të tërhiqet nga futbolli i luajtur, një vit para fundit të kontratës. Deri dje ishim të bindur se lajmin do ta jepnim së bashku, me një konferencë për mediat, pasi Filip është prej më shumë se një dekade një figurë thelbësore e klubit tonë. Jemi të bindur që do të përqendrohet te provat e vështira që e presin Bajernin këtë sezon, në kampionat, Champions League dhe kupë Gjermanie. Gjithashtu, duam ta bëjmë të qartë se për të dyert do të jenë gjithmonë të hapura”, thuhet në deklaratën e klubit, firmosur nga shefi ekzekutiv Karl-Hainc Rumenige.

Ndërkaq, trajneri Karlo Ançeloti deklaron: “Nuk e kam idenë për planet e Lamit për të ardhmen. Di vetëm që është një lojtar i rëndësishëm për ne…”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image