Bajerni humbet “luftëtarin” Vidal

Arturo Vidal nuk do të luajë me këtë sezon. Lajmi i dhënë ditët e fundit për një dëmtim serioz ka rezultuar i vërtetë, edhe pse Bajerni shpresonte që mesfushori të riaftësohej në kohë për sfiden e kthimit në Champions ndaj Realit.

Një ndrydhje në gju në stërvitjen e së dielës dhe tashmë është operuar, ndaj sezoni ka marrë fund dhe Bajerni përgatitet për sfidat ndaj Realit pa një ndër lojtarët e vet me të rëndësishëm, por edhe me të motivuar, sepse Vidal kishte hesape të vjetra për të larë me madrilenët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *