Bajerni humbet Humelsin para Realit

0

Bajerni merr një goditje të rëndë para sfidës kundër Real Madridit në Ligën e Kampioneve, sepse është dëmtuar qendërmbrojtësi Mats Humels.

Titullari i kampionëve të Gjermanisë nuk luajti kundër Dortmundit, pikërisht për të mos rrezikuar ndonjë dëmtim, por kur është e thënë, nuk ke ç’bën.

Në stërvitjen e sotme kampioni i botës ka marrë një goditje të fortë në gju dhe është transportuar me barelë jashtë fushe.

Kontrollet e para flasin për një dëmtim të lehtë, ppr gjithsesi e sigurt është se Humels nuk do të luajë mesjavën e ardhshme, në vajtjen kundër Bajernit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image