Bajerni humbet edhe Alonson, zyrtarizohet fundi i karrierës

0

Pas Filip Lamit, një tjetër figurë qendrore e Bajernit të Mynihut tërhiqet nga futbolli në maj, sepse mesfushori spanjoll Çavi Alonso në fund të sezonit do të lërë futbollin.

Ish-ylli i Liverpulit dhe Real Madridit, tashmë 35-vjeçar, ka qenë një pikë kyçe te Bajerni këtë sezon, duke luajtur 27 ndeshje dhe duke qenë titullar edhe në dy sfidat e fundit, në Champions League, kundër Arsenalit.

Ka kohë që flitet se spanjolli do të tërhiqet në fund të sezonit aktual, por deri tani nuk kishte asgjë zyrtare. Sot në mëngjes Alonso postoi një mesazh në Tëitter: “E jetova. E dashurova. Lamtumirë lojë e bukur.”

Alonso ka folur edhe për faqen zyrtare të Bajernit: “Nuk ishte një vendim i lehtë, për besoj se është momenti i duhur. Mendoj se është më mirë të tërhiqem tani, që jam ende në nivel të lartë, sesa kur të jetë shumë vonë. Jam krenar që kam qenë pjesë e Bajernit, pjesë e kësaj familjeje, jam i lumtur që po e mbyll karrierën në nivel të lartë”.

Ndërkaq, presidenti i Bajernit të Mynihut, Karl-Hainc Rumenige, lavdëroi spanjollin, i cili luan te Bajerni prej vitit 2014: “Bajerni dëshiron të falënderojë një lojtar të madh, i cili ka qenë i shkëlqyer për Bajernin, në fushë e jashtë saj”.

“Çavi Alonso është një nga të mëdhenjtë e botës së futbollit. Ai ka fituar gjithçka në karrireën e vet. Ai është një personalitet i jashtëzakonshëm, një zotëri i vërtetë”.

Alonso e nisi karrierën te Sociedadi në vitin 1999, para se Liverpuli ta blinte në vitin 2003 dhe të fitonte me të Ligën e Kampioneve dhe 3 trofe të tjerë.

Në vitin 2009 Alonso shkoi te Reali për 30 milionë sterlina, duke fituar aty 5 trofe në 5 vjet, ndërkohë që fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Europianët 2008 e 2012 me Spanjën.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image