Bajerni heziton, Rebiç firmos për katër vite

Ante Rebiç bëri paraqitje mjaft të mira me Kroacinë. Edhe pse shënoi vetëm një gol kundër Argjentinës, sulmuesi 24-vjeçar ishte titullar në gjashtë ndeshje dhe një lojtar mjaft i rëndësishëm për trajnerin Zlatko Daliç.

Për shërbimet e tij gjatë kësaj vere u interesuan disa klube dhe më në fund Rebiç ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi ka nënshkruar kontratën e re deri në vitin 2022 me gjermanët e Ejntraht Frankfurt. Bajerni u fol gjatë si klubi që do ta blinte, pasi e donte edhe trajneri Niko Kovaç, por në krahë Bajerni ka shumë alternativa dhe asnjëherë nuk bëri ofertë zyrtare.

Fiorentina e kishte lënë prej dy vitesh në huazim sulmuesin te klubi gjerman, ndërkohë që tanimë përfundimisht është pjesë e Frankfurt, që ka paguar 2 milionë euro për kartonin e tij dhe ka nënshkruar një kontratë të re që vlen për katër vitet e ardhshme.

Sulmuesi anësor është formuar si lojtar te RNK Spliti, për të luajtur më pas te Lajpzig në Bundesliga 2, si dhe te Hellas Verona në Serie A. Në të dyja këto klube ka luajtur si i huazuar nga Fiorentina, që për të kishte paguar 4.5 milionë euro te kroatët. Sezonin e shkuar ai shënoi gjashtë gola me Aintraht Frankfurt dhe tani do tentojë të realizojë të tjerë me gjermanët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *