Bajerni gjen zëvendës për Levandovskin, merr Vagner nga Hofenhajmi

0

Ka kohë që Bajerni i Mynihut është vënë në kërkim të një sulmuesi, pasi edhe vetë Robert Levandovski e ka thënë hapur se ka nevojë për pushim dhe nuk mund të përballojë 50 ndeshje nga minuta e parë në sezon.

Përgjigja e Bajernit është Sandro Vagner, sulmues 30-vjecar i Hofenhajmit, i cili ka firmosur sot një kontratë 2.5-vjeçare dhe është prezantuar me fanellën e klubit bavarez.

I lindur në Mynih, Vagner është rritur te Bajerni, por u largua në vitin 2008 për në Duisburg, pasi nuk po gjente hapësirë.

Nga Duisburgu në Bundesligën 2, karriera e sulmuesit ka pasur vetëm rritje, sepse në një dekadë ka luajtur me Verderin, Kaizerslauternin, Hertën, Darmshtatin dhe prej sezonit të shkuar tek Hofenhajmi. 61 gola në 247 ndeshje në Bundesligë, 25 gola dy sezonet e shkuar, kanë mjaftuar që Vagner të kapë edhe kombëtaren gjermane, duke shënuar 5 gola në 3 ndeshje kualifikuese.

“Jam shumë i lumtur. Një udhëtim i gjatë përfundon për mua, kthehem në shtëpinë time. Bajerni është ndër klubet më të mëdhenj në botë dhe kur oferta erdhi, nuk u mendova fare dhe pranova”, u shpreh Vagner pas prezantimit, ndërkohë që do të veshë një fanellë me numër të veçantë, numrin 2.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image