Bajerni gjen pasardhësin e Hames Rodrigez, zgjidhja vjen nga Italia

Fundi i ciklit të një grupi fitues dhe largimi i disa lojtarëve në fund të sezonit do bëjë të mundur një merkato të çmendur nga ana e Bajernit të Mynihut. Kohë më parë u premtua edhe nga presidenti i klubit bavarez.

Do të rinovojmë ekipin në fund të sezonit. Vera do të jetë fushata më e madhe e blerjeve që Bajerni ka bërë ndonjëherë”, u shpreh Uli Hënes. Pavard dhe Hernandez janë siguruar dhe mbrojtja do të jetë më e fortë.

Tani ka nisur puna për përforcimin e reaprteve të tjera. Sipas “Bild”, Bajerni pëlqen shumë Nikolo Zaniolon. Drejtuesit e gjigantit gjerman kanë gati 50 milionë euro për Romën dhe e shohin lojtarin si zëvendësuesin perfekt të Hames Rodrigez.

Ata duan të transferojnë 19-vjeçarin në Bavari dhe po nxitojnë për të mposhtur rivalitetin e Juventusit dhe Mançester Sitit. Mesfushori ofensiv është një nga talentët e futbollit italian. Ai ka “shpërthyer” këtë sezon me verdhekuqtë, ka shënuar 6 gola në të gjitha kompeticionet dhe ka debutuar me kombëtaren e Mançinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *