Bajerni gati për Europën, tani pritet vetëm Nojer

0

 

Bavarezët e Hajnkes po kalojnë një formë të shkëlqyer gjatë 2018-ës. Kthimi i lojtarëve të dëmtuar ka ngrohur atmosferën përpara ndeshjeve të Ligës së Kampionëve

Ndeshja e sotme kundër ekipit të Shalkes i gjen kampionët e Gjermanisë me një kontingjent të ngjeshur si rrallë më parë. Rikuperimet nga dëmtimet të lojtarëve të rëndësishëm të ekipit si Tiago,Vidal dhe Boateng kanë gëzuar 72-vjeçarin, Hajnkes, i cili do të mundohet të përsërisë tripletën e trofeve në sezonin e fundit të karrierës së tij shumëvjeçare si trajner, foli dje në konferencën për shtyp që paraprin ndeshjen kundër Shalkes.

Gorecka Hajnkes komentoi dhe për lojtarin e ardhshëm të Bajernit Gorecka i cili luan me ekipin e Shalkes, për të ai tha: “Gorecka është një lojtar profesionist dhe jam i sigurt që nesër do të japë maksimumin e mundshëm për Shalken. Situata e tij me tifozët e Shalkes është disi e tensionuar, por ai i ka shërbyer mjaft mirë ekipit gjatë këtij sezoni. Lëvizja e tij tek Bajerni më duket hapi më i arsyeshëm për një lojtar si ai. Tek ne do të ketë mundësinë të fitojë trofe të ndryshëm”,– u shpreh gjermani.

DëmtimetNa janë rikthyer disa lojtarë të rëndësishëm gjatë këtyre ditëve. Boateng, Martinez, Myler dhe Vidal janë të gatshëm për ndeshjen kundër Shalkes. Tiago është stërvitur me intensitet të plotë, por nuk kam ndërmend të rrezikoj, ai duhet të presë dhe disa ditë. Nojer nuk është akoma gati. Rikuperimi i tij po ecën mjaft mirë. I kemi lënë një javë pushim dhe më pas do të shohim nëse mund t’i rikthehet stërvitjes”,- tha 72 vjeçari gjerman.

Titullarët Që prej ardhjes së Hajnkes formacioni i titullarëve të bavarezëve nuk ka qenë asnjëherë i njëjtë. Trajneri i kampionëve të Gjermanisë ka përdorur rotacione të shpeshta, por me afrimin e ndeshjeve të “Ligës së Kampioneve” lind nevoja për të qartësuar formacionin e titullarëve të ekipit. Hajnkes nuk nguroi të përgjigjej për këtë temë: “Kam një ekip me shumë lojtarë cilësorë dhe kam dashur t’i jap secilit minuta nëpër këmbë. Formacioni titullar do të vendoset këto javë. Do të jetë një vendim i vështirë për mua të zgjedh titullarët për ndeshjet e “Ligës së Kampionëve”, por është një vendim që duhet ta marr.

Rekordi – Hajnkes foli edhe për rekordin e tij personal që mund të barazohet nga Robert Levandovski nëse shënon në ndeshjen e sotme. “Të them të drejtën nuk e dija që e kisha këtë lloj rekordi. Në kohën time si futbollist nuk kishim të tilla statistika, ndërsa sot kemi të dhëna edhe për detaje të parëndësishme. Polaku do të jetë titullar dhe shpresoj që të shënojë.”

Efenberg – Trajneri i bavarezëve foli edhe për komentet e bëra nga ish-legjenda e kombëtares gjermane Efenberg për ndryshimin e formulës së Bundesligës. “Formula aktuale e kampionatit është standarde në të gjitha kampionatet elitare të Evropës. Futja e grupeve ndarëse gjatë fazës së dytë është një ide e çmendur. Kur mora drejtimin e Bajernit gjendeshim 5 pikë mbrapa Dortmundit. Tani falë punës së shkëlqyer të të gjithë pjesëtarëve të ekipit jemi në vend të parë. Më duket qesharak diskutimi i masave “Anti-Bajern”, para disa vitesh dominonte Dortmundi tani po dominojmë ne. I tillë është futbolli.”

Kundërshtari – Shalke luan një futboll mjaft të bukur, por përveç kësaj ata janë dhe shumë të ndryshueshëm në aspektin taktik. Tedesko e ka rreshtuar ekipin në profile të ndryshme taktike gjatë gjysmës së parë të kampionatit prandaj e kam të vështirë të parashikoj strategjinë që do ndjekin kundër nesh.”

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image