Bajerni e zyrtarizon: Nuk e duam më Sançezin!

Ditën e djeshme bosi i Bajernit të Mynihut, Karl-Hainc Rumenige, deklaroi se është në bisedime me Milanin për transferimin e mesfushorit Renato Sançes në Milano.

Ndërkaq, Rumenige ka dhënë edhe një lajm tjetër të bujshëm: Bajerni është tërhequr përfundimisht nga gara për blerjen e kilianit Aleksis Sançez.

Afrimi i Hames Rodrigez nga Reali ka bërë që Bajerni të heqë dorë nga Aleksis, duke parë edhe çmimin e frikshëm të tij.

“Nuk jemi më të interesuar. Ne kemi vendosur, së bashku me trajnerin, që të mos bëjmë afrime të tjera në sulm. Nuk do të kishte logjikë”, ka deklaruar Bekenbauer për Kicker, që do të thotë se tashmë në garë për Sançes mbetet vetëm Mançester Siti, gjithnjë nëse kiliani nuk rinovon me Arsenalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *