Bajerni e zyrtarizon: Kovaç është trajneri i ri

0

Lajmi doli që dje në mediat gjermane: Niko Kovaç do të jetë trajneri i ardhshëm i Bajernit të Mynihut. Si zakonisht, Bild dhe Kicker nuk gabojnë në raste të tilla dhe sot edhe Bajerni i Mynihut ka zyrtarizuar gjithçka.

Ish-futbollisti i famshëm kroat, i cili ka luajtur te Bajerni, do të lërë Aintrahtin e Frankfurtit në fund të sezonit dhe do të marrë drejtimin e Bajernit.

“Niko Kovaç do të marrë drejtimin e Bajernit prej 1 korrikut 2019. Dje arritëm marrëveshje për një kontratë 3-vjeçare”, ka deklaruar drejtori sportiv i klubit bavarez Haan Salihamixhiç, shok i vjetër me Niko Kovaç.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here