Bajerni e Milani në luftë prej kohësh, Kabak vendos të bashkohet me një tjetër ekip!

Ozan Kabak i ka çuditur padyshim të gjithë. Milani dhe Bajerni i Mynihut ishin në luftë të vazhdueshme për shërbimet e turkut, por ky i fundit ka vendosur të bashkohet me një ekip tjetër.

Sipas raportimeve të “Bild”, Kabak do të luajë për Shalken sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi ka vendosur të bashkohet me blutë mbretërore, duke lënë të shtangur Bajernin dhe Milanin.

Shkak për këtë zgjedhje thuhet të jetë bërë Mikael Reshke, me këtë të fundit që ishte pikërisht njeriu që e solli te Shtutgarti. Reshke aktualisht është drejtor sportiv te Shalke dhe ai e ka bindur Kabak që të kalojë në Gelsenkirshen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *