Bajerni e mbyll në SHBA, Kovaç rikthen në stërvitje talentin shqiptar

0

Bajerni i Mynihut i ka dhënë fund fazës përgatitore në SHBA dhe është rikthyer në Gjermani ku vijon përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Në seancën e sotme stërvitore bie në sy prania e mesfushorit me origjinë shqiptare Meritan Shabani.

 

20-vjeçari nuk u përzgjodh nga Niko Kovaç në listën e të grumbulluarve për turin amerikan. Shabani është aktivizuar në këto javë të para të sezonit me ekipin B të bavarezëve, që këtë sezon militon në Bundesliga.3.

Gjatë javëve të fundit disa prej lojtarëve më të dalluar të akademisë bavarezë janë huazuar në ekipe modestë të Bundesligës së parë, por një shans i tillë ende nuk po vjen për Shabanin, i cili në dy vitet e fundit ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar në sistemet zinxhir të Bajernit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.