Bajerni e konfirmon, mesfushori 7 muaj larg fushave

Listës së të dëmtuarve te Bajerni sapo i është shtuar dhe emri i mesfushorit francez Korentin Toliso. Mesfushori 24-vjeçar pësoi një dëmtim në gju gjatë takimit të djeshëm, ku kampionët e Gjermanisë mundën në “Allianza Arena” me rezultatin 3-1 Bajer Leverkuzenit.

Analizat mjekësore zbuluan se Toliso ka këputur ligamentin e kryqëzuar, dëmtim ky që ka një kohë riaftësimi prej të paktën 7 muajsh. Dëmtimi i francezit erdhi në momentin më të keq të mundshëm, pasi ai kishte fituar besimin e trajnerit Niko Kovaç, duke qenë një titullar i padiskutueshëm në ndeshjet e para të sezonit.

Një tjetër “viktimë” e ndeshjes së djeshme ishte dhe mbrojtësi brazilian, Rafinha, i cili ka pësuar një dëmtim në ligamentet e kyçit të këmbës dhe do të do të mungojë për rreth një muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *