Bajerni dhe Siti “në gjumë”, ai që e pëson është Sane

Bajerni i Mynihut po pret përgjigjen e Barcelonës për sulmuesin Ousmane Dembele, Mançester Siti po pret ofertën e bavarezëve për Leroi Sane. E gjithë kjo situatë për yllin gjerman nuk është aspak e favorshme, pasi ka mbetur në udhëkryq dhe në “terr” sa i takon të ardhmes së tij.

Në fillim të merkatos, ky transferim dukej thuajse i kryer, me Sane që ishte gati të rikthehej në Gjermani. Por Mançester Siti kërkon 100 milionë euro, para që Bajerni preferon t’i shpenzojë te francezi Dembele.

Sot, Leroi Sane ka dalë në stërvitje me “Qytetarët”, por duket qartë se nuk preferon të qëndrojë në Angli. Me merkaton që çdo ditë po i afrohet fundit, e ardhmja e mëngjarashit mbetet ende e paqartë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *