Bajerni dhe Liverpuli “peshkojnë” për sulmues në Itali

Federiko Kieza është një nga lojtarët më të kërkuar. Sulmuesi anësor i Fiorentinës vlerësohet nga klubi italian me shumën e 100 milionë eurove dhe mbetet për t’u parë se kush mund ta paguajë një shumë të tillë anësorin italian.

Juventusi, Interi dhe Roma janë klubet që duan shërbimet e sulmuesit, por interesimi është i madh edhe nga klube te tjera. Së fundmi “Repubblica” shkruan se Liverpuli është një nga klubet që po e vëzhgon Kiezën.  Ai shikohet si një lojtar që mund t’i bëjë punë skuadrës angleze dhe Klop u ka kërkuar drejtuesve që të interesohen.

Tjetër klub që lakohet është Bajerni i Mynihut. Gjermanët janë gati që këtë verë të shpenzojnë dhe në aspektin financiar edhe mund të futen në garë më klubet e tjera. Atyre u intereson një sulmues anësor dhe Kieza është një opsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *