Bajerni dëshiron F. Andersonin, por kushton 80 milionë

0

Pavarësisht se ofensiva aktuale e Bajernit premton jo vetëm një sezon spektakolar, por edhe një të ardhme të tillë, në Mynih kanë filluar të mendojnë për merkaton. Sajti italian, “calciomercato.com”, zbulon se Felipe Anderson është synimi më i fundit i bavarezëve. Mesfushori i cili luan në çdo pozicion të repartit ofensiv ka shënuar katër gola në tri ndeshjet e fundit. Kontrata e tij aktuale me klubin e Lacios skadon në vitin 2020. Ai ka një klauzolë largimi mbi 80 mln euro. Por, duket se Bajerni ka arritur një akord paraprak me 22-vjeçarin dhe klubi italian mund ta ulë shumën kur bëhet fjalë për një transferim në Mynih.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image