Bajerni “Bestia negra” për Realin, por historinë e ka kundër

0

Real Madrid-Bajern, çfarë mund të kërkosh më shumë nga futbolli? Këtë supersfidë do ta shijojmë sonte në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, si çerekfinalja e kthimit e Ligës së Kampionëve. Klasikja evropiane fillimisht u luajt në Mynih para një jave dhe përfundoi me fitoren 2-1 të madrilenëve, plotësisht të merituar, kështu që sot miqtë kanë rastin për të bërë atë që dinë të bëjnë më mirë: të shkruajnë historinë.

Faktikisht, Real Madrid është eliminuar në Evropë pas fitores në ndeshjen e parë jashtë vetëm një herë dhe kjo ka ndodhur në vitin 1995. Odense bëri surprizën duke përmbysur humbjen 2-3 në ndeshjen e parë me fitoren 0-2 në Madrid. Ajo u quajt “Mrekullia e Madridit”.

A mund ta bëjë sonte Bajerni? Shanset ekzistojnë, për më tepër që kampionët e Gjermaninë kanë një epitet të frikshëm në Madrid: “La Bestia Negra”, që në shqip do të thotë “Bisha e zezë”. Arsyeja është e thjeshtë, ata janë një makth për “Los Blancos”, jo thjesht për rezultatet në fushë, por edhe për sfidat e ashpra e shumë fizike mes dy prej klubeve më të mëdhenj në Europë.

Lajmi i keq për Bajernin është se në Evropë vetëm dy herë ka ndodhur që një skuadër të fitojë fillimisht jashtë dhe të skualifikohet mé pas duke humbur në shtëpi. Ekipi bavarez qe vetë viktimë në vitin 2011, duke fituar 1-0 ndaj Interit në Milano dhe duke humbur 2-3 në shtëpi nga italianët. Precedenti i mëparshëm është ai i vitit 1996. Panathinaikos fitonte 1-0 në Amsterdam kundër Ajaksit, por mposhtej 3-0 në shtëpi.

Hera e fundit kur Bajerni u shfaq si “Bestia Negra” në Madrid qe në vitin 2012, kur, pas fitores 2-1 në “Allianz Arena”, humbi 2-1 në kohën e rregullt në “Santiago Bernabeu” dhe më pas fitoi me penallti.

Natyrisht, nuk mund të harrohet as suksesi i fundit i Kristiano Ronaldos me shokë në Mynih para tre vitesh, kur fituan 4-0 në zemër të Bavarisë.

Në 10 vizitat e fundit në Madrid, Bajerni ka humbur 8 herë: a realizon dot një mrekulli sot?

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image