Bajerni bën “cirk” në Lajpcig, Hamburgu mbetet “në fije të perit”

0

Bajerni i Mynihut luante sot në Lajpcig, kundër nënkampionëve të rinj të Gjermanisë, në një sfidë ku rezultati nuk ishte prioritet madhor, pasi tashmë të dyja skuadrat janë shumë të qeta.

Doli në dritë një ndeshje spektakolare, me gola e përmbysje pa fund dhe me Bajernin që triumfoi 4-5, duke shënuar 3 gola pas minutës së 84-t.

Lajpcigu ka një skuadër plot talente dhe befasoi, duke shënuar që në minutën e dytë, por Levandovski barazoi me penallti në minutën e 17-të.

Loja vazhdoi me sulme pa fund dhe Verner shënoi me penallti për vendasit në minutën e 29-të.

Në pjesën e dytë e njëjta tablo, me Poulsen e Verner që shënuan për Lajpcigun dhe Tiago Alkantarën për kampionët, me rezultatin që u fiksua në 4-2 në minutën e 65-të.

Mbaroi? Nuk bëhet fjalë, sepse Levandovski rihapi gjithçka në të 84-tën (goli i 30-të në kampionat, duke kaluar Obamejangun) dhe Alaba e Roben shënuan dy herë në shtesë.

Ndërkaq, Dortmundi barazoi në Augsburg dhe vetëm golaverazhi +4 e mban mbin Hofenhajmin në renditje.

Në fundin e tabelës shpëtojnë Mainci e Augsburgu, ndërsa hamburgu barazoi në fund ndaj Shalkes dhe tashmë është në play-out, por pret Volfsburgun në javën e fundit: nëse fiton, shpëton dhe çon Volfsburgun në play-out.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here