Bajerni befason me kërkesën e tij, Boateng drejt Serie A

0

Bajerni i Mynihut ka nxjerrë në merkato Zherom Boateng. Mbrojtësi 30-vjeçar ka humbur postin e titullarit dhe largimi është shpëtimi i vetëm. Trajneri Kovaç nuk e ka në planet e tij për sezonin e ardhshëm, ndërsa të njëjtën gjë mendon edhe Salihamixhiç.

Qendërmbrojtësi i ka kërkuar klubit largimin dhe bavarezët i kanë bërë një nder. Për t’ia lehtësuar gjetjen e një ekipi të ri, rekordmenët gjermanë kanë ulur ndjeshëm kërkesat për kartonin e tij. Kush dëshiron të marrë Boateng i duhet të paguajë gjermanëve vetëm 15 milionë euro!

Juventusi dhe Interi e pëlqejnë lojtarin, sidomos tani që çmimi i tij është ulur. Dy klubet italiane i kanë shprehur Bajernit interesimin për Boateng, i cili mund të provojë emocionet e Serie A.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.