Bajern Mynih, zbulohet e ardhmja e Hames Rodrigez

Do të qëndrojë te Bajerni i Mynihut, apo do të largohet? Këto janë pikëpyetjet, të cilat ngrihen prej kohësh rreth Hamez Rodriguez. E ardhmja, tashmë duket se është përcaktuar.

Gjatë emosionit spanjoll “El Chiringuito de Jugones”, ish-futbollisti argjentinas, Hugo Gati zbuloi prapaskenat e yllit 27-vjeçar. Hamez është i huazuar te bavarezët deri në qershor të vitit 2019 nga Reali i Madridit.

Për momentin, lojtari kolumbian po gjen shumë pak hapësira me trajnerin Kovaç dhe kjo, duket se e ka bindur që të largohet nga Bajerni. Gati zbuloi dëshirën e Hamez Rodriguez, i cili ka thënë: “Dëshiroj të kthehem te Reali i Madridit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *