Bajern “i marrosur” me yjet e La Ligas, synon një argjentinas

0

Bajerni i Mynihut kërkon shërbimet e Xhovani Lo Çelso. 23-vjeçari aktivizohet me Betisin. Në klubin andaluzian ai ka bërë shumë mirë dhe e ka vendosur veten në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha evropiane.

Totenhem ka bërë ofensivën më të madhe për të. Betis kërkon 60 milionë paund, por dëshira e lojtarit për t’u larguar mund ta ulë këtë vlerë. Londinezët ishin dëshira e tij, megjithatë interesi i Bajernit me shumë mundësi do e bëjë të shohë vetëm nga Mynihu.

Betis bëri një biznes mjaft të mirë, duke e blerë për vetëm 22 milionë euro nga PSG. Tani mund të fitojë të paktën 50 milionë paund nga shitja e tij. Pritet për t’u parë reagimi i klubit spanjoll. Nëse nuk binden, Bajernit do i duhet të paguajë 98 milionë euro, sa është klauzola e tij e largimit.

Lo Celso me fanellën e Argjentinës
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.