Bajern e ka në plan të dytë, Liverpuli gati t’i “vjedhë” objektivin

0

Bajerni është “magneti” i talenteve të Bundesligës. Ylli i Lajpcigut, Timo Verner është një nga objektivat e skuadrës nga Mynihu. 23-vjeçari shihet si pasardhësi ideal i Robert Levandovskit. Megjithatë, qendra e sulmit nuk është një domosdoshmëri dhe për momentin Verner është në plan të dytë. Krahët e sumlit janë pozicione, që kanë nevojë urgjente për ndërhyrje, pas ikjes së dyshes Roben-Riberi.

Leroi Sane është njeriu, i cili ka marrë të gjithë vëmendjen e drejtuesve të Bajern. Nga kjo neglizhencë për Verner është gati të përfitojë Jurgen Klop. Gjermani e pëlqen shumë sulmuesin dhe ka kohë duke e ndjekur situatën e tij. Shumë shpejt Liverpuli mund të prezantohet me një ofertë zyrtare.

Kërkesat e Lajpcigut janë të larta. Shifra prej 60 milionë eurosh, që e vlerësojnë yllin e tyre është mjaft e ekzagjëruar, sipas Liverpulit. Negociatat sapo kanë filluar dhe nuk përjashtohet një marrëveshje “rrufe” për të eliminuar ndërhyrjen e Bajernit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.