Bajern e Dortmund dakord: Spanjollët po prishin tregun e futbollit

0

Publikimi i lajmit se Kristiano Ronaldo ka rinovuar me Realin, për 20.5 milionë euro neto në sezon, ka bërë të nisë revolta në Gjermani, me dy klubet e mëdhenj Bajern Mynih e Borusia Dortmund që i quajnë të turpshme paga të tilla.

Presidenti bavarez Karl-Hainc Rumenige shprehet: “Premier Liga angleze po na kërcënon, por nuk janë vetëm klubet angleze një problem, me pagat e çmendura që ofrojnë. Edhe Spanja po bën të njëjtën gjë dhe Reali sapo ka firmosur me Ronaldon, duke i paguar më shumë se 20 milionë euro neto në vit, që do të thotë shumë herë më tepër se futbollisti më i paguar i Bundesligës pa paguar taksat. Duket qartë modeli i biznesit që po ndjekin në Spanjë, ku duan të evitojnë largimet e yjeve drejt Anglisë dhe Florentino Perez është i fiksuar, nuk pranon t’i largohet ndonjë lojtar i rëndësishëm”.

Edhe presidenti i Dortmundit, Hans-Joakim Vacke, e mendon njësoj: “Barcelona e Reali janë problem për ne, ndërsa në Angli shkojnë kryesisht lojtarët që kërkojnë para, jo vetëm lavdi”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image