Badstuber ka një qëllim përtej Bayernit

0

Pas një periudhe absolutisht të gjatë si lojtar i dëmtuar, Holger Badshtuber më në fund është rikthyer titullar te Bajerni. Gjermani madje po i merr vendin e titullarit mbrojtësit Dante, i cili nuk po kalon ditët e tij më të mira në Mynih. Gjithsesi, përtej aventurës së re me Pep Guardiolën trajner, Badshtuber nuk e harron “synimin e jetës”, të luajë me kampionët e botës. “Sigurisht që synimi im kryesor është të luaj me Bajernin, por nuk e harroj kombëtaren gjermane”, – tha 25-vjeçari, i cili ka luajtur 30 herë me “pancerat”, por nuk u kurorëzua kampion bote në “Brazil 2014”, pasi humbi shanset e tij për t’u grumbulluar nga Joakim Lëv prej dëmtimit të dyfishtë në gju. “Kjo nuk fitohet me dy ndeshje të luajtura. Duhet një periudhë e gjatë, në të cilën unë të luaj në nivel të lartë në mënyrë konstante”, – shpjegoi qendërmbrojtësi, i cili u është gëzuar fjalëve më të mira të teknikut katalanas. “Ky është mbrojtësi më i mirë që kemi!” – është shprehur Pep pas seancave të para stërvitore të Badshtuberit me skuadrën bavareze. Në fund, Badshtuber garantoi se “Bajerni do të përgatitet në maksimum për ndeshjen me Braunshvajgun, njësoj si për çdo ndeshje tjetër”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here