Badelj flet si lacial: Më bindi futbolli sulmues i Inzagit

Milan Badelj ka lënë Firencen për t’u transferuar në Romë. Ai nuk pranoi të rinovonte për ekipin e Fiorentinës dhe shumë klube kërkonin shërbimet e tij. Ai që veproi më shpejt nga të gjithë, ishte Igli Tare, i cili bindi mesfushorin kroat për të zgjedhur Lacion.

29-vjeçari është i lumtur për zgjedhjen e bërë dhe tregon shkaqet që e çuan tek ky vendim. Mbi të gjitha ndikoi projekti i drejtuesve dhe futbolli i bukur që luan ekipi i Inzagit.

“Më bindi projekti i klubit. Lacio është një klub serioz, që ka mundësi për të arritur objektiva të rëndësishme në Itali dhe Europë. Zgjodha Lacion, edhe për shkak të lojës ofensive që zhvilluan sezonin e kaluar”, përfundon Milan Badelj, i cili është pjesë e kombëtares kroate dhe tashmë ndihet gati për të nisur sezoni e ri me bardhekaltrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *