“Babai im është keq”/ Rrëfimi dramatik i Khabib: Në familjen time janë 20 persona me Covid-19, disa vdiqën

0

Pandemia e COvid-19 ndonëse është qetësuar në disa shtete si Spanja, Italia dhe Ballkani, sërish vijon të mbaj shifr të larta në të tjera vendi. Prekjes nga ky virus nuk ka mundur t’i shmanget askush që ka qenë i ekspozuar, e sidomos sportistët e ndryshëm. Kampioni pamposhtur i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov është duke u përballur me dramën më të madhe në jetën e tij. Në një video në Instagram ai rrëfen sesi virusi ka prekur famijen e tij.

“Në rastin tim personal, më shumë se 20 njerëz janë infektuar në familjen time. Të gjithë prej tyre ishin në kujdesin intensiv dhe shumë prej tyre nuk janë më me ne. Ishte shkruar shumë për babanë tim në internet. Aktualisht, ai është në spital dhe në gjendje kritike shkaku i këtij virusi. Ky virus ka goditur zemrën e tij pasi ishte operuar vitin e kaluar. Ai tani ka edhe një operacion tjetër. Babai im është në një situatë shumë të vështirë. E lusim All-llahun që të na e rikthej” – ka thënë Khabib./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.