Babai i Gigs: Më vjen turp ta shoh

Rajan Gigs është legjendë e futbollit uellsian dhe atij britanik, ndërsa ditët e fundit është bërë trajner i Kombëtares së Uellsit, arritje e madhe për një ish-futbollist që kërkon të bëjë gjëra të mëdha edhe si trajner.

Megjithatë, trajneri i ri nuk shkëlqen në aspektin human, sepse ka njolla të mëdha në jetën e vet, aq sa familja e vet nuk i flet më.

Gjithçka lidhet me skandalet e para disa viteve, në fillim të dekadës. Fillimisht u zbulua se Gigs tradhtonte bashkëshorten me një bukuroshe seksi që ishte bërë e famshme në Big Brother anglez.

Më pas u zbulua se mesfushori i famshëm kishte pasur një lidhje 8-vjeçare me bashkëshorten e vëllait të vet të vogël. Një skandal që e ka bërë Rajanin armik me familjen e vet, aq sa i ati i tij për The Sun flet ashpër: “Do duhej të isha babai më i lumtur në botë, por me vjen turp për të, as emrin nuk ia them dot. Nuk e shoh dot as në televizion, e gjithë familja e përbuz. Ai mendon vetëm për vete, për imazhin televiziv dhe hotelin që ka në Mançester. Ai ka mashtruar vëllain e vet dhe as i ka kërkuar falje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *