“Baba, pse duan të të vrasin?!”, Mesi zihet ngushtë dhe lë një mesazh

0

Lionel Mesi nuk ka fituar asnjë trofe me Argjentinën dhe tifozët shpeshherë e kanë kritikuar, pasi presin gjëra të mëdha prej një nga lojtarëve më të mirë të gjitha kohërave. Vetë Mesi ka folur për këto pritshmëri, si dhe për shumë tema të tjera:

“Doja të distancohesha nga skuadra, ishte koha që të qetësoheshin disi gjërat. Një moment shumë i vështirë për mua, pasi shumë njerëz filluan të më kritikonin. Djali më pyeti një ditë pse duan të më vrasin në Argjentinë dhe nuk dija çfarë t’i thoja.

Shumë thonë që nuk duhet të rikthehesha, por unë nuk dorëzohem, pavarësisht se kam arritur gjëra të mëdha me Argjentinën. Një finale e Kupës së Botës dhe dy finale të Kupës së Amerikës. Këto gjëra nuk arrihen lehtësish. Më vjen keq që dëgjoj zëra sikur unë drejtoj kombëtaren, zgjedhi lojtarët që do të luajnë. Ndoshta unë drejtoj dhe Federatën”, përfundoi me ironi ylli i Barcelonës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.