Azerbajxhan-Kosovë, “lufta” sapo ka nisur

0

Tani UEFA mund të jetë në hall të madh. Nations League nis në shtator dhe Kosova do të duhet të udhëtojë drejt Azerbajxhanit për të luajtur kundër azerëve. Takimi i datës 8 shtator mund të pasohet me një skandal diplomatik dhe sinjali i parë u dha së fundmi.

Faton Maloku, portieri i Kukësit, nuk ka udhëtuar dot me ekipin e tij drejt Azerbajxhanit, ku përballet me Karabakun  (ndeshje e vlefshme për turin e dytë në Champions League). Pasaporta e tij “nuk pi ujë”, pasi Kosova nuk njihet nga ky shtet. Kështu mund të ndodhë edhe me lojtarët e Kosovës dhe zgjidhja është vetëm një: të luhet në fushë asnjanëse.

UEFA duhet të vendosë sa më shpejt për diçka të tillë, pasi më pas gjërat mund të precipitojnë me akuza të ndryshme. Kosovës i ka ndodhur edhe më parë diçka e tillë. Në kualifikueset e Botërorit 2018 me Ukrainën dardanët ishin në një grup dhe ndeshja u luajt në Poloni.

Ukrainë-Kosovë u luajt në Krakov

Problem mbetet edhe ndeshja e kthimit. Nëse e para luhet në fushë asnjanëse dhe gjasat janë shumë të mëdha, UEFA duhet të vendosë se ku do të luhet e dyta. Azerbajxhani normalisht do kërkojë që të luhet edhe tjetra në fushë asnjanëse. Gjithçka është në dorë të institucionit më të lartë të futbollit në Europë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.