“Avullon” skuadra e Juventusit, Alegri pa 16 lojtarë

0

Askush si Juventusi në Serinë A. Skuadra e Masimiliano Alegrit ëhstë ajo që ka dhënë më shumë futbollistë kombëtareve gjatë pushimit të kampionatit. Alegri, praktikisht,duhet që të punojë në Vinovo pa plot 16 futbollistë, të shpërndarë në xhiro nëpër botë në impenjimet ndërkombëtare me skuadrat përfaqësuese (Dibala-Argjentinë, Kaseres-Uruguaji, Manxhukiç-Kroaci, Evra, Pogba-Francë, Bufon, Barxalji, Bonuçi, Kielini, Markizio, Zaza-Itali; Morata-Spannjë, Lihtshtajner-Zvicër, Lemina-Francë U-21, Rugani-Itali U-21, Audero).
Serie A – Në vend të dytë të këtij klasifikimi është skuadra e Roberto Mançinit. Pra, Interi do të humbë plot 13 futbollistë. Më pas ndjekin Roma, Milani dhe Lacio që duhet të përshëndesin plot 12 futbollistë. Në mesatare, Serie A shpërndan nëpër botë thuajse 7 futbollistë për skuadër për një total prej 139. Karpi dhe Verona (asnjë) ulin kështu mesataren.
Përgatitja – Sakaq, duke u kthyer tek Juventusi, Alegrit i është dashur që të thërrasë shumë futbollistë të rinj, nga ekipi Primavera, edhe pse duhet theksuar se edhe moshat kontribojnë jo pak. Kujtojmë që pas dy javësh gati, Juventusi do të presë Milanin në Torino për sfidën e javës së 13-të të Serisë A.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image