“Avullon” mundësia Junajtid, Dibala drejt Francës

Edhe pse Paulo Dybala kundërshtoi Mançester Junajtid, ai është ende në treg dhe Juventus mund të fillojë bisedimet me PSG ose Inter. Burime të shumta në Angli dhe Itali raportojnë se marrëveshja e këmbimit mes Romelu Lukaku dhe Dybala nuk është e mundur për shkak të refuzimit ta argjentinasit.
25-vjeçari e bëri të qartë se nuk ishte entuziast për transferimin në “Old Trafford” dhe Mançester Junajtid nga ana e tij vendosi se nuk ia vlen të përpiqesh të bindësh dikë që dyshon në idenë e bashkimit me “Djajtë”. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se Dybala do të mbetet në Torino, pasi ai është lënduar thellë nga përpjekjet e Juves për ta shtyrë atë në këtë veprim.

Dibala ende mund të pranonte një transferim në një klub që luan në Champions ose një që ai e konsideron më të përshtatshëm për stilin e tij të futbollit. “Corriere dello Sport” e lidh atë ngushtë me një kalim te kampionët e Francës. PSG e pëlqen mjaft lojtarin dhe me ardhjen e Leonardos si drejtor sportiv, ai është shndërruar në objektiv.

Një tjetër alternative për Dybala do të ishte Interi në një këmbim për Mauro Icardi, një propozim që ka qarkulluar që nga fillimi i verës. Megjithatë, në shtëpinë zikaltër gjithçka ka ngrirë sepse Ikardi nuk pranon të largohet. Merkato në Serie A mbyllet më 2 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *