“Avullojnë” biletat e finales së Champions, stadium me “kollarexhinj”

Finalja e Champions League mes Liverpulit dhe Totenhemit po afron. Tifozët po mësyjnë të gjithë për një biltetë, por lajmi që i shkon në vesh është se nuk ka. UEFA ka bërë një menaxhim shumë të keq për biletat e finales që do të luhet në “Wanda Metropolitano”.

Në 68 mijë vende që ka stadiumi i Atletikos, për tifozët e të dyja skuadrave janë vënë vetëm 33 mijë bileta në dispozicion. Që do të thotë se të dyja skuadrat do të kenë vetëm nga 16,5 mijë tifozë në stadium aq të madh.

UEFA një pjesë të madhe të biletave të finales e ka shpërndarë për sponsorët, si të ishte finalja e tyre dhe jo e fansave. Lajmin e bën të ditur “BBC News” nëpërmjet gazetarit Den Roan. Ky i fundit shprehet se grupimet e tifozëve të Liverpulit dhe Totenhemit kanë kërkuar bileta nga disa sponsorë për të shtuar numrin e tifozëve të skuadrave në Madrid.

“Ne kërkojmë nga Nissan, Playstation, Gazprom, PepsiCo, Banco Santander, Mastercard, Heineken & Expedia Group të na ndihmojnë në balancimin e numrit të tifozëve në stadium”, kanë treguar tifozë për Den Roan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *