Avokati i Skënderbeut fundosi lojtarët, UEFA: Justifikim i papranueshëm

Raporti voluminoz i UEFA-s në lidhje me Skënderbeun dhe argumentimin që i është bërë kërkesës për përjashtim 10-vjeçar nga kupat e Europës ka në brendësi shumë fakte kuriozitete.

Një prej tyre është tentativa e avokatit mbrojtës të Skënderbeut për të fajësuar vetëm lojtarë të caktuar, me klubin që nuk duhet prekur. Tentativë që UEFA e refuzon prerë dhe paralajmëron për masa edhe me të rrepta.

TRUKIMET U PRANUAN NGA PËRFAQËSUESIT E SKËNDERBEUT PARA CAS-IT
– Vetë Skënderbeu ka pranuar se mund të ketë pasur pjesëmarrje në trukim nga një ose më shumë lojtarë. Kjo konfirmohet nga regjistrimi audio në seancën e CAS në 4 korrik 2016. Në deklaratën përmbyllëse, përfaqësuesit e Skënderbeut konfirmojnë se raportet e BFDS tregojnë se disa lojtarë janë trukuar ndeshjet, por kanë mohuar përfshirjen e klubit.
– Deklarata e avokatit të Skënderbeut, Zukereti: “Ajo që del nga sistemi nuk mund të mohohet… Por, mund të ketë një shpjegim. Për shembull, mund të thuash se disa lojtarë janë përfshirë, por kjo nuk ngarkon me përgjegjësi në asnjë mënyrë klubin. Klubi është i pafajshëm”.
– Dëshira e Skënderbeut që të dënohen vetëm lojtarët dhe jo klubi është e pashpresë dhe pa asnjë justifikim ligjor. Në të kundërt, mund të ketë masa shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *