Avokatët e Majorgës i gjejnë adresën, CR7 përgatitet për Gjykatë

Çështja e akuzave ndaj Kristiano Ronaldos për përdhunim ndaj Ketrin Majorgës, modeles amerikane, nuk është mbyllur akoma. Avokatët e 35-vjeçares kanë arritur më në fund që të zbulojnë adresën e shtëpisë së portugezit të Juventusit!

Diçka e tillë ishte mbajtur e fshehtë nga avokatët e sulmuesit, por gjithçka është zbuluar. Sipas raportimeve të anglezes Mirror, avokatët e Majorgës nisën ndjekjen e Ronaldos në tetorin e kaluar, kohë kur policia amerikane vendosi të rihapte hetimin për atë që kishte ndodhur në vitin 2009.

Në drejtim të Ronaldos do të dërgohet fletëthirrja për t’u paraqitur në Gjykatë brenda pak javësh. Futbollisti ka mohuar çdo akuzë, ndërsa tani do i duhet të mbrojë veten përpara trupit gjykues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *