Avioni goditet nga rrufeja, drejtuesi i klubit gjerman: Na shkoi frika deri në palcë

Ekipi e Hertës së Berlinit ka kaluar çaste paniku gjatë kthimit në shtëpi, pas transfertës në Këln. Klubi nuk arriti ta shijonte siç duhej atë fitore të thellë me rezultatin 0-4, pasi një rrufe ka goditur avionin e tyre gjatë udhëtimit.

Kjo situatë i ka trembur të gjthë, por fatmirësisht të gjithë kanë mbërritur shëndoshë e mirë në Berlin, pasi pilotët arritën ta menaxhonin si duhet këtë situatë të vështirë. Ndërkohë mbrjtësi i klubit gjerman dhe një prej drejtuesëve të Hertës kanë rrëfyer përjetimin e tyre për “Bild”, duke shprehur kështu frikën që kanë ndjerë në ato moment.

“kishte një zhurmë të madhe dhe një  rreze e madhe drite ndriçoi përreth. Të gjithë ishin në gjendje ta shihnin. Na shkoi frika në palcë. Të dy pilotët arritën ta ulnin avionin në mënyrë të sigurt në Berlin”, ka thënë Pritz.

Ndërsa mbrojtësi i majtë, Dilrosun është shprehur se kurrë nuk ka parë diçka të tillë më parë.

“Pashë dritën dhe isha i frikësuar. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë”, ka thënë Dilrosun./Sport Ekspres/