Avion apo hotel me 5 yje? Brenda avionit privat 66 milion paund të Abramovich, i rrethuar nga luksi dhe ngjan si një shtëpi në qiell

Kur paratë nuk të mungojnë dhe nuk janë një problem për ty, atëherë mund t’ia lejosh vetes të llastohesh me luks të shfrenuar. I tillë është edhe rasti i presidentit të Chelseat, Roman Abramovich, të cilit pasuria është gjëja e fundit që i mungon. Miliarderi rus ka në pronësi të tij një avion Boeing 767-33A ER të quajtur “the bandit”, i cili kap vlerën e 66 milionë paundëve. Brenda tij sytë shohin vetëm luks, ndërsa duket sikur kemi të bëjmë me një shtëpi në qiell. Pamjet e shpërndara nga “The Sun” e vërtetojnë një fakt të tillë.

Në të ka gjithçka, kuzhinë, një sallë mahnitëse të banketeve në bord me vend për deri në 30 të ftuar për të darkuar dhe për të pirë verë. Gjithashtu gjendet zyrë dhe dhomë gjumi me një krevat dopio, që u instaluan gjithashtu në bord si pjesë e modifikimeve. Materiali përbërës është i çmuar si, ndërsa ka edhe zbukurime ari.

Por kjo nuk është e vetmja që e karakterizon, pasi avioni privat i Abramovich është po aq i sigurt sa edhe “Air Force One” që përdoret për të transportuar presidentin e SHBA-së. Një sistem anti-balistik që ka kushtuar 1.5 milionë paund është shtuar për të larguar rrezikun e sulmeve balistike. Në këtë mënyrë kemi të bëjmë me një nga avionët më të sigurt në planet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 Abramovich's most lavish is his Boeing 767-33A ER that has a banquet hall for 30 guests

 The master bedroom boasts a double bed

 A luxury kitchen can be found on board the private jet

 Interiors are chestnut wood and gold trim

 Abramovich loves travelling in style

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *