Aventura jashtë Shqipërisë për t’u harruar, Xhejms do të largohet para kohe

Ekipi i Kiryat Shmonas në Izrael nuk është duke kaluar një periudhë të mirë dhe për këtë faji ka rënë mbi lojtarët dhe trajnerin. Një anëtar i klubit ka kritikuar ashpër edhe ish-sulmuesin e Superiores që është formuar në këtë kampionat, James Adeniyi, që më parë ka qenë pjesë e Skënderbeut, Laçit dhe Bylisit. “Ka lojtarë që nuk e meritojnë elitën e Izraelit dhe stafin. Nuk kanë mjaftueshëm cilësi dhe këtë e shohim çdo ndeshje”, kanë qenë kritikat pas humbjes së Kiryat Shmonas kundër Netanya.

Sulmuesi James së bashku me Sheridan me shumë mundësi do të jenë të larguar nga ekipi në muajin janar. Për të dy lojtarët është ende një muaj përpara në mënyrë që të bindin klubin e tyre për t’i mbajtur në organikën e tyre, por situata duket se e ka marrë rrjedhën përfundimtare. Madje as goli i shënuar nga ish-sulmuesi i Skënderbeut, që do i jepte edhe fitoren ndeshjen e fundit në kampionat, nuk duket të ketë ndikuar sado pak te drejtuesit e klubit izraelit, që kanë nisur të shohin që tani nga merkatoja e dimrit.

Adeni është lënë në huazim nga Gabala te Shmona deri në qershor, por duket se sulmuesi do t’i vijë shumë më herët në klub dhe nuk përjashtohet mundësia e shitjes së tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *