Aventura europiane, Jashanica mund Micin në finish

0

UEFA ka përpiluar gjatë gjithë këtij edicioni në kupat e Europës një renditje të veçantë të rendimentit të gjithë lojtarëve pjesëmarrës, në bazë të paraqitjeve dhe statistikave personale për çdo futbollist.

Te Skënderbeu ka pasur një garë të fortë deri në fund dhe tani që skuadra korçare ka mbaruar punë me kupat e Europës, renditja është përfundimtare.

Futbollisti me rendimentin më të lartë te Skënderbeu sipas analizës statistikore të UEFA-s është Bajram Jashanica. Qendërmbrojtësi mjaft i kërkuar në treg ka kaluar në vend të parë pikërisht pas ndeshjes kundër Jang Bojs, duke i marrë fronin Gledi Micit, i cili e mbyll i dyti.

Kristi Vangjeli e mbyll i treti, ndjekur nga Xhejms Adeniji, Sabien Lilaj (56 pasime të saktë në Bernë) e Orges Shehi (4 pritje ndaj Jang Bojs). Më poshtë Soue, Muzaka e Radas.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.