Aventura e re në Slloveni, Çekiçi tregon ambiciet e tij

Endri Çekiçi është prezantuar sot te skuadra e Olimpija, që është kampione e Sllovenisë. Pas prezantimit, sulmuesi shqiptar ka folur për faqen zyrtare të klubit. Ish-lojtari i Shpresave të Shqipërisë u shpreh shumë i lumtur që ka nënshkruar me këtë skuadër të madhe dhe pohoi se ka firmosur me Olimpijan pasi synon titullin kampion.

22-vjeçari u shpreh: “Jam shumë i lumtur që iu bashkova Olimpija. Shpresoj të ndihmoj skuadrën që të arrijmë objektivat tona dhe të fitojmë titullin kampion. Shoku im Filip Uremoviç më ka treguar shumë gjëra pozitive për këtë klub. Shpresoj që të ambientohem sa më shpejt te skuadra dhe të jem i dobishëm për shokët e skuadrës dhe për stafin teknik.

Jam i bindur se këtu do të më ndihmojnë të ndihem si në shtëpi dhe do të më japin mundësinë të tregoj sa më shpejt vlerat e mia”,- u shpreh Çekiçi, që më parë është aktivizuar dhe për skuadrën gjigante të Kroacisë, Dinamo Zagreb.

Çekiçi do të jetë pjesë e kampionëve të Sllovenisë në pjesën e mbetur të sezonit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *